Informacione për shkollën në gjuhën shqipe
A keni ndonjë pyetje rreth shkollës? Këshilltaret dhe Këshilltarët e shkollës janë të gatshëm të ndihmojnë në gjuhë të ndryshme. Telefononi ose merrni pjesë në një organizim informativ në gjuhën tuaj.
Shqipe Isufi
ssd-sb-albanisch@zuerich.ch
Sistemi shkollor dhe fillimi i shkollës
Sistemi shkollor
Ndjekja e shkollës është e detyrueshme dhe pa pagesë për të gjithë fëmijët nga mosha katër vjeç. Pas dy vitesh në kopsht, ata kalojnë në shkollën fillore. Shkollimi i detyrueshëm zgjat gjithsej 11 vjet.
Pas klasës së 6-të fillore, nxënësit vijojnë shkollën e mesme për tre vjet. Ata i kryejnë këto vite ose në shkollën sekondare ose në një shkollë të gjimnazit afatgjatë. Për t'u pranuar në gjimnazin afatgjatë, fëmijët duhet të kalojnë një provim.
Në klasën e dytë të mesme (sekondare), të rinjtë përgatiten për të ardhmen e tyre profesionale. Ata njihen me profesione të ndryshme dhe kështu mund të përgatiten për ndekjen e shkollimit në shkollën e detyruar. Shumë nxënës kërkojnë me mbështetjen e mësuesve të tyre gjatë viteve të shkollës sekondare një praktikë në një kompani. Kush është çirak (Lehrnende), ndjek shkollën profesionale dy ditë në javë dhe merr një rrogë të vogël. Të rinj të tjerë duan të ndjekin një shkollë të mesme ne vazhdim dhe po përgatiten për provimin pranues në gjimnaz verzioni i shkurtër ose në një shkollë teknike. Kjo mund të kryhet pas klasës së dytë dhe/ose të tretë të mesme (sekondare).
Kur zgjedhin karrierën e tyre, të rinjtë kanë nevojë edhe për mbështetjen e prindërve të tyre. Ju mund të gjeni informacione për sistemin e formimit profesional në gjuhë të ndryshme. Kliko këtu: Informationen zum Berufsbildungssystem
Qyteti i Cyrihut organizon ngjarje për prindërit në gjuhë të ndryshme me temën e zgjedhjes së karrierës. Kliko këtu: zum Thema Berufswahl Eltern-Veranstaltungen (Stichwort: Eltern)
Fillimi i shkollës
Nëse jetoni tashmë në Cyrih dhe fëmija juaj mbush katër vjeç deri më 31 korrik, nuk keni nevojë të bëni asgjë. Ne do t'ju kontaktojmë me kohë për fillim të kopshtit.
Nëse sapo jeni zhvendosur në Cyrih dhe keni regjistruar adresën tuaj, do të merrni informacion të mëtejshëm nga ne në lidhje me detyrën shkollore të fëmijës suaj.
Nëse vendosni adresën tuaj në këtë faqe zuständige Schulbehörde do të gjeni drejtorinë e shkollës përgjegjës për fëmijët tuaj. Ju gjithashtu mund të na kontaktoni vetë.
Organizimi i shkollës
Orët e mësimit
Mësimet zhvillohen në pesë mëngjese dhe, në varësi të nivelit të shkollës, dy deri në katër pasdite. Në vitin e parë të kopshtit nuk ka orë pasdite. Për drekë, fëmijët ose shkojnë në shtëpi ose qëndrojnë në shkollë. Prindërit paguajnë një kontribut të lidhur me të ardhurat për ushqim dhe kujdes.
Mbikëqyrja jashtë orarit të mësimit
Shkollat ofrojnë kujdes para dhe pas shkollës dhe jashta orarit të shkollës Betreuung. Kujdesi është me pagesë. Një përmbledhje e ofertave të ndryshme dhe kostot mund të gjenden këtu: hier
Prindërit mund të aplikojnë për subvencione dhe të paguajnë një tarifë të reduktuar në varësi të të ardhurave dhe pasurive. Për regjistrimin e parë erstmalige Anmeldung për përkujdesje (në jetën e përditshme që quhet edhe kujdesi pas shkollës) duhet të plotësoni një formular. Informacioni i detajuar për mbështetjen është i disponueshëm vetëm në gjermanisht.
Shkollat ditore
Në shkollat ditore, nxënësit e vitit të dytë të kopshtit qëndrojnë në shkollë gjatë drekës në ditët me orë pasdite. Do të merrni një vakt të ngrohtë dhe do të kujdeseni nga specialistë. Përveç orëve të drekës, shkollat ditore ofrojnë gjithashtu mundësinë e regjistrimit të fëmijës suaj për kujdes para ose pas orës së mësimit.
Mësimi
Kurrikula
Në Zvicër nuk ka kurrikulë kombëtare. Në kantonin e Cyrihut zbatohet programi i shkollës fillore të kantonit të Cyrihut Lehrplan Volksschule Kanton Zürich. Kurrikula përcakton lëndët dhe aftësitë që zhvillohen në shkollën fillore.
Gjermanishtja si gjuhë e dytë (DaZ)
Nëse fëmija juaj është i ri në gjermanisht ose ka nevojë për mbështetje shtesë, ai do të marrë mësime DaZ. Këto mësime janë falas dhe zhvillohen në shkollë, kryesisht gjatë orëve të mësimit, ndonjëherë edhe në klasën tonë. Informacione të mëtejshme shumëgjuhëshe mund të gjenden në faqen e internetit të autoritetit kantonal të shkollës fillore. Kliko këtu: kantonalen Volksschulamts.
Mësime të gjuhës amtare (HSK)
Fëmija juaj mund të zgjerojë njohuritë e tij për gjuhën e tij të parë në mësimet HSK. Pjesëmarrja është vullnetare por rekomandohet. Oferta (Das Angebot) ekziston për mbi 25 gjuhë dhe ofrohet nga institucione të ndryshme. Ju mund ta regjistroni fëmijën tuaj online online anmelden.
Lënda "Fetë, kulturat, etika"
Mësimet në lëndën “Fe, kultura, etikë” janë të strukturuara në atë mënyrë që të marrin pjesë të gjithë nxënësit, pavarësisht prejardhjes dhe përkatësisë fetare. Ruhet liria kushtetuese e besimit dhe e ndërgjegjes. Lënda “Fe, kultura, etikë” është e detyrueshme.
Notat dhe vlerësimi
Në kopsht dhe në klasën e parë fillore nuk ka nota, por takim me prindërit në të cilin fokusi është zhvillimi i fëmijës. Në muajin shkurt dhe korrik, në fund të vitit shkollor, nxënësit e klasave në vijim marrin një fletë raport me notat nga 1 deri në 6. 1 është nota më e ulët dhe 6 është nota më e lartë. Nota 4 konsiderohet e mjaftueshme. Informacione të hollësishme për vlerësimin në nivele të ndryshme mund të gjenden në faqen e internetit të autoritetit kantonal të shkollës fillore kantonalen Volksschulamts.
Mbështetje special
Ekzistojnë mundësi të ndryshme verschiedene Förderangebote. mbështetëse për nxënësit me talent të theksuar ose me kërkesa të vështira për të mësuar dhe sjellje. Nëse është e nevojshme, terapi të tilla si aftësitë psikomotorike Psychomotorik ose terapia e të folurit Logopädie i mbështesin nxënësit në mësimin e tyre akademik.
Shëndetësia dhe puna e sociologut në shkollë
Shëndetin dhe parandalimin
Shërbimet shëndetësore shkollore të qytetit të Cyrihut mbështesin zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve të shkollës me shërbime mjekësore, psikologjike, dentare dhe parandaluese të varësisë. Nëse keni ndonjë pyetje, mund të kontaktoni departamentet tona të specializuara.
Lernschwierigkeiten oder Verhaltensauffälligkeiten
Sociologu i shkollës
Puna e sociologut të shkollës ndodhet drejtpërdrejt në ndërtesën e shkollës dhe u drejtohet fëmijëve, të rinjve, prindërve dhe personelit të shkollës. Ajo mbështet dhe këshillon për pyetje dhe probleme në shkollë dhe në familje.
Për më shumë për këtë temë
Qyteti i Cyrihut u ofron familjeve dhe fëmijëve një ofertë të gjerë mundësish sportive, argëtimi, kulturore dhe arsimore. Informacioni për muzetë, objektet sportive ose bibliotekat mund të merret direkt nga institucionet.